Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka përgëzuar Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës për transparencën në zgjedhjen e rektorit të ri.
Sipas ORCA-s prezantimet e të gjithë kandidatëve ishin të dinjitetshme dhe kanë adresuar shqetësimet kryesore të publikut që lidhen me transparencën dhe integritetin, transmeton portali arbresh.info.

Tutje kjo organizatë ka përgëzuar të zgjedhurin e ri në krye të Rektoratit, Naser Sahitin, duke i rikujtuar se së bashku me organizatat tjera joqeveritare nga koalicioni KITU, do të jetë duke parë jetësimin e prezantimit të bërë me rastin e zgjedhjes si rektor, rregullativat ligjore dhe detyrimet tjera shoqërore që vijnë me këtë pozitë të rëndësishme në vendin tonë.
Këshilli Drejtues i UP-së sapo ka zgjedhur profesorin Naser Sahiti me 7 vota si rektor të Universitetit të Prishtinës për një mandat 4 vjeçar./arbresh.info/

Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”