Policia e Kosovës ka njoftuar se nën dyshimin e bazuar për veprën penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e pasdites së djeshme, njësitet e stacionit policor Skenderaj, të mbështetura nga Njësia e Krimeve të Kibernetikës dhe inspektorët komunalë kanë realizuar kontroll në tri lokale në fshatin Klinë e Epërme në Skenderaj, shkruan Arbreh.info.
“Gjatë kontrollit, në lokalet ku dyshohet për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:
•1 llaptop
•7 shtëpiza kompjuteri,
•2 lexues të tiketave
•1 aparat i lojërave
•gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë
Lidhur me rastet në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar tre persona, ndërsa hetuesit policorë janë duke kryer procedurat e nevojshme. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...