Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se pas një operacioni dhjetëditor kërkim-shpëtimi ka gjetur trupin e pajetë të Jurgen Karajt, i riut të zhdukur në lumin Mat në Shqipëri.
Sipas FSK-së, me kërkesë të autoriteteve shqiptare, një kontingjent i specializuar i Kërkim-Shpëtimit nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile i Gardës Kombëtare u angazhua në zonën e Klosit për gjetjen e personit të zhdukur.
Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në emrin e tij personal dhe në emër të gjithë personelit të FSK-së, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimës”.
Njëherësh, Komandanti i FSK-së ka falënderuar personelin e angazhuar për përkushtimin, profesionalizmin dhe disiplinën e treguar gjatë përmbushjes së këtij misioni.“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në misionin e saj humanitar dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, gjithmonë në shërbim të jetës, sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, shkroi FSK.
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre