OJQ-të u bëjnë thirrje partive politike t’i ndalojnë sulmet dhe presionet ndaj KQZ-së

14:58 | 21 Janar 2021

Organizatat e Shoqërisë Civile u kanë bërë thirrje partive politike që të ndalojnë presionin dhe sulmet ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ta lënë të lirë këtë institucion që të bëjë punën e tij sipas dispozitave ligjore dhe kushtetuese.

Rreth 20 organizata të shoqërisë civile kanë dërguar një komunikatë të përbashkët ku thuhet se KQZ bën zbatimin e ligjit dhe se kushdo që ka pakënaqësi duhet të ndjekë rrugët ligjore ndaj këtyre vendimeve e jo të bëjnë presion përmes deklaratave publike, shkruan Arbresh.info.

“KQZ i merr vendimet ne kolegjium nga të gjithë anëtarët, që përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë: nga Kryesuesi dhe dhjetë (10) anëtarë të tjerë të cilët emërohen si rezultat i nominimeve, të gjashtë (6) grupeve parlamentare më të mëdha të Kuvendit të Kosovës dhe, katër (4) anëtarë që përfaqësojnë komunitetet e vogla në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është themeluar në pajtim me nenin 139 të Kushtetutës së Kosovës, dhe është një organ i përhershëm i pavarur. KQZ si institucion funksionin dhe detyrat e tij i ushtron në përputhshmëri me Ligjin nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe Ligjin nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës. Po ashtu me rregullat zgjedhore të Komisionit Qendror të zgjedhjeve i cili është miratuar me datën 02.07.2013. Andaj, vendimet nuk janë individuale të kryesueses së komisionit znj.Valdete Daka, pasi që KQZ si institucion ka dërguar listat me kandidat të subjekteve politike në Këshillin Gjyqësor të Kosovës ku ka marrë përgjigje nga ky institucion për personat të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit, në përputhje me Nenin 29 të ligjit për zgjedhje”, thuhet në reagim.

Daka: Kërcënimet ndaj meje janë të pa precedent, po i përjeton keq edhe familja ime

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara