Oda e Mjekëve thotë se po menaxhojnë pandeminë, profesionistët shëndetësor të pambrojtur

09:09 | 26 Prill 2020

Stafi shëndetësor është duke menaxhuar mirë dhe me kapacitete të nevojshme situatës me Coronavirusin, ka thënë në një intervistë, kryetari i Oda e Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.

Ai shpreson që të mos ketë fluks më të madh të të infektuarve me Coronavirus, sepse numri i mjekëve të fushave si epidemiolog, mjekë të infektivës dhe sektori i mjekësisë familjare është shumë i vogël.

Sipas tij, profesionistë shëndetësor, kanë arritur që me kohë të organizohen.“Stafi mjekësor, është duke vazhduar punën me kapacitete të nevojshme sa i përket  pandemisë. Ky fluks është duke u menaxhuar mjaft mirë.

Ne jemi të përgatitur për staza më të gjata si profesionist, por shpresojmë që ky ritëm të mos jetë me një fluks më të madh se tani që është, sepse e dimë që sektori ku ndeshen më shumë profesionistë të fushave si epidemiolog, mjekë të Infektivës, sektori i Mjekësisë Familjare janë me numër më të vogël dhe duhet të kenë kujdes në këtë kohë pandemie”.“Kemi arritur që me kohë të organizohemi, e të izolojmë sado kudo fluksin e madh në këtë drejtim që organizimi më i mirë ka qenë ndërmjet profesionistëve shëndetësor dhe ndërmjet ekipeve mjekësore”.Sejdiu ka shprehur shqetësimin për sektori e Kirurgjisë, i cili ka thënë se nuk është i mbrojtur sa duhet.

“Them fatmirësisht për shkak të numrit të madh të pacientëve të cilët janë asiptomatik dhe jo të gjithë janë të mbrojtur, por pjesa kirurgjikale nuk është e mbrojtur sa duhet dhe nuk mund të presim të bëjmë analiza. Ky numër është i mirë për situatën në të cilën ne jemi frikuar”.“Sektori i kirurgjisë është me reduktime duke punuar për shkak edhe të sallave operative të vet programit operativ selektive për të gjitha ato intervenime që janë urgjente, kurse sa i përket reparteve janë të organizuar si duhet. Në repartin tim të ortopedisë janë shtatë ortopedë”, shtoi ai.Sipas Sejdiut, mbrojtja e mjekëve në këtë kohë është zero, raporton EO.

“Tani jemi në pozitën se çka do të ndodhë me këta mjekë dhe infermierë të cilët janë të infektuar. Të gjitha analizat tregojnë se do të bartin pasoja sepse janë infektuar në vendin e punës. Në shumicën e rasteve kapaciteti i tyre i punës është duke u zvogëluar në 25% përmes afektimit të sistemit kardiorespirator”.“Shpresojmë që të përfundojë sa më shpejt pandemia, dhe Oda e Mjekëve poashtu Sindikatat të merren seriozisht me këto gjëra. Koha është të merremi me shëndetin dhe mbrojtje në punë e cila mos të them është zero”.

Ai më tej ka shtuar se mbi 710 mjekë janë të papunë në vend. Sejdiu ka thënë se mungesa e kushteve të punës, por edhe pagat janë arsyet kryesore që po shtyjnë mjekët të ikin nga vendi.

Sipas tij, mjekët nuk trajtohen dinjitetshëm në vend, shkaku i keq menaxhimit të të gjithave Qeverive në vend, duke shtura se ka nevojë edhe për 1 500 mjekë, raporton Ekonomia Online.“Te ne paraqiten 710 mjekë të papunë nga ta janë 100 specialistë. 600 mjekë të përgjithshëm. Një pjesë e tyre janë lajmëruar në Ministrinë e Shëndetësisë si vullnetar aty ku ka nevojë. Edhe ata specialistë do të duhej të punësohej”.

“Ne kemi nevojë për 1 500 mjekë. Kjo është një planifikim i menaxherëve tonë por edhe i Ministrisë së Financave, por shoh që të gjitha qeveritë me radhë kanë pasur kësi gabime dhe kanë vazhduar me të njëjtat punë sepse ka shumë pak të holla dhe zgjidhja e tyre është se vazhdojnë në perëndim”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara