Gjatë takimit me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur Ambasadori britanik, Ruairí O’Connell sot në takimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur tha se duhet shpejtuar procesi, sepse kjo temë është shumë e ndjeshme jo vetëm për familjarët, por edhe për tërë shoqërinë, duke numëruar tri fusha kyçe që duhet trajtuar me prioritet;
“e para, gabimet në identifikim dhe në këtë drejtim Qeveria britanike do të vazhdojë të mbështesë Institutin e Mjekësisë Ligjore;
së dyti, inkurajohen dëshmitarët që të paraqiten dhe Qeveria të bëjë çmos për t’i mbrojtur ata;
dhe e treta, është drejtësia, dhe kjo nuk është vetëm çështje për t’i gjetur familjarët, por çdo familje të ketë qasje në drejtësi.”
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se qëllimi i takimit të sotëm është që të gjithë ata që janë pjesë dhe kanë përgjegjësi në çështjen e personave të pagjetur, të bëhen bashkë për të identifikuar veprimet që do të ndërmerren më tutje, për përparim në këtë temë.
Ndërkaq, ambasadori i Zvicrës, Jean Hubert Lebet, falënderoi kryeministrin Haradinaj për energjinë dhënë këtij procesi, i bindur se tashmë është koha të ecet përpara dhe të arrihet progres.
Shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Agim Gashi e vlerësoi si shpresëdhënëse qasjen e Qeverisë së re, që kaq shpejtë ta vendosë çështjen e personave të zhdukur në fokus dhe ta trajtojë si një nga prioritetet.
Të gjithë përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur theksuan nevojën e identifikimit sa më të shpejtë të familjarëve të tyre, duke shtruar kërkesat konkrete para kryeministrit dhe institucioneve të vendit.
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: ...
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...