Ministria e Administratës Publike priti sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell. Ai u takua me ministrin Mahir Yagcilar, ku diskutuan për të ardhmen e MAP-it, njëherësh shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë mes Kosovës dhe Britanisë.
Ministri Yagcilar, këtë takim e cilësoi si shumë të frytshëm dhe tha se beson në përkrahjen e qeverisë dhe ambasadës britanike, drejtë reformimit të administratës.
Ndërsa ambasadori O’Connell tha se sfida për Kosovën mbesin reformimi i administratës publike dhe de-politizimi i administratës dhe bordeve publike.
“Tani Kosova ka shumë sfida, për shembull reformimi i administratës publike sidomos politizimi i administratës publike dhe bordeve publike. Kjo është shumë sfiduese dhe shumë e rëndësishme që të trajtohet menjëherë, sepse nuk mund të ballafaqohet Kosova me reforma europiane duke mos pasur një administratë të fuqishme….. E ardhmja e Kosovës është në duar e kosovarëve, por tash për tash duhet një punë e palodhshme dhe duhet një politikë për të reformuar administratën. Ka sfida, të gjithë e dimë çka ka, por mund të bashkëpunojmë në këtë drejtim”, tha ai
Ai,shpreson të gjejnë një formë të mirë të bashkëpunimit në të ardhmen.
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...
Arrestohet i dyshuari për mashtrim me tender të Policisë së ...