Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, akuzon kryeministrin Zoran Zaev se nuk ka përmbushur atë që ka premtuar, gjegjësisht ka fshehur të vërtetën për rastin “Monstra”.
“Familjarët e viktimave në vrasjen e liqenit të Smillkovës, meritojnë drejtësi. Zaev disa herë e kishte premtuar “të vërtetën” për rastin Monstra. Kishte thënë se ka prova, gjegjësisht biseda telfonike dhe mesazhe që do të kthejnë të vërtetën në këtë rast”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo parti shtojnë se Zaev ka mashtruar familjarët e të vrarëve, si dhe gjithë opinionin, ndërsa nga e vërteta e tij nuk ka asgjë.
“Ai në mënyrë mizore shfrytëzon këtë tragjedi për të mbledhur pikë politike, ndërsa prej kur është zgjedhur kryeministër, ajo që ka ndryshuar është se të akuzuarit janë në liri”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...