Oda e Avokatëve të Kosovës si organizatë e pavarur profesionale e avokatëve, pjesë përbërëse e sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke pasur qëllim kryesor avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë, dhe duke mbështetur procesin e reformave ligjore, shprehë shqetësimin e saj, për zbritjen e pagave të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.
Pushteti Ekzekutiv, duhet të mbështes pa kushtimisht sistemin e drejtësisë pa dallim, e veçanërisht të krijoj politika që ky sistem të ketë pavarësi financiare, thuhet në komunikatën për media
Duhet theksuar se zbritja e pagave për Gjyqtarë dhe Prokuror nënkupton kthim prapa, derisa do të shtohet rreziku i rënies së të interesuarve për të punuar në këto pozita, që nënkupton se pasojat e tilla do të bien në kurriz të qytetarit, sepse mund të ketë rënie edhe të efikasitetit dhe vullnetit e përkushtimit në punë.
Është detyrim i Shtetit që të ofroj garanci për krijimin e kushteve ligjore dhe financiare për një sistem të drejtësisë sa më efikas dhe në të mirë të të drejtave të qytetarëve.
Oda e Avokatëve të Kosovës, bënë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që ta trajtoj me seriozitet këtë çështje, pasi që paga është e drejtë themelore e secilit individ dhe e cila duhet të jetë e përputhshme me përgjegjësitë e secilit, ashtu që Gjyqtarët dhe Prokurorët meritojnë të kenë paga të dinjitetshme./arbresh.info/
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...