Nxënësit nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, si dhe nga vendet tjera të banuara me shqiptarë, të regjistruar në shkollat e Kosovës do të mund të përfitojnë nga subvencionimi i qeverisë me tekste dhe materiale shkollore.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
“Për të realizuar me sukses aplikimin, është e domosdoshme të plotësohen dy kushte: 1. Numri i lejeqëndrimit të prindit aplikues duhet të jetë i ndërlidhur me numrin personal të fëmijës, të regjistruar në Regjistrin Civil. Në rast të mospërputhjes, prindi duhet të paraqitet në zyrën e gjendjes civile për të bërë ndërlidhjen e numrit personal të prindit me atë të fëmijës. 2. Xhirollogaria bankare duhet të jetë në emër të prindit aplikues dhe e raportuar në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) me numrin personal të leje qëndrimit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore