Përkundër që janë bërë 17 vjet që kur Kosova ka nisur të votojë, duket se ende ka probleme me votat e pavlefshme, shkruan arbresh.info.
Ky vit është përcjell me një numër enorm të votave të pavlefshme, ku janë evidentuar gjithsej 51 201. Duket se qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj zhvillimeve politike e politikanëve në përgjithësi.
Këto zgjedhje ishin të parakohshme dhe me fushatë vetëm dhjetë ditëshe, mirëpo sistemi zgjedhor ishte i njëjtë si në vitin 2014.
Sipas të dhënave të zgjedhjeve të vitit 2014 vota të dëmtuara apo të pavlefshme ishin rreth 40 mijë.
Zgjedhjet e parakohshme të këtij viti ishin befasi për të gjithë me PDK-në që është në koalicion me AAK dhe Nismën dhe 12 parti të tjera, por që nuk arriti të marrë më shumë se 34.21%, LDK-AKR-Alternativa që mori 25.74%, e Vetëvendosje që përmbysi të gjitha parashikimet duke u rritur për 120%, nga 13.59 për qind sa ishte në vitin 2014 në 27.02% tani.
Ndryshe, sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 1.9 votues kanë pasur të drejtë vote, kurse në zgjedhje kanë votuar 41.55%./Arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...