Ka vazhduar trendi i ditëve të fundit për grabitje të armatosura në filiale të institucioneve mikrofinanciare.
Gjatë mëngjesit të sotëm një e tillë ndodhi në rrugën “Bill Clinton” në Dardani.
Këtë e bën të ditur për arbresh.info, Florije Ahmeti zëdhënëse në Policinë e Kosovës.
“Rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën për një grabitje të ndodhur në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, në një filiale të një kompanie për shërbime të shpejta të transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave.”
Sipas saj nën kërcënimin e armës janë grabitur një shumë e parave.
“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që një person i dyshuar i armatosur nën kërcënimin e armës ka grabitur nga aty një shumë të parave”, tha tutje Ahmeti.
Aktualisht ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...