Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka reaguar fuqishëm pas konferencës së kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, në të cilën ai tentoi të justifikonte një shkrim që u cilësua si “skandaloz ndaj UÇK-së”.
Ajo ka thënë se ky turp nuk kalon me një konferencë dhe duhet dorëheqje ose shkarkim.
Reagimi i saj:
Jo, nuk kalon ky turp me një konferencë për shtyp!
Dorëheqje ose shkarkim!
Kërkoj që jo vetëm ne që ngritëm dorën kundër, por edhe njerëzit me gjykim të shëndoshë dhe ata që e duan vendin e sakrificën e UÇK-së, edhe brenda VV-së, të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Dimal Bashës.
Një njeri që ka bashkautorësi në punime shkencore kundër UÇK-së, në linjë me Serbinë, Dik Martyn dhe Rusinë, nuk mund dhe nuk guxon të udhëheqë Kuvendin e Kosovës.
PDK dhe AAK duhet të japin llogari për këtë shkarje të rëndë!
Punimet shkencore nuk botohen me bashkautorësi pa besim dhe pa përputhje në qëndrime.
Me votën e tyre, ata e bënë këtë narrativë pjesë të institucionit më të lartë të vendit.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës