Ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, ka komentuar zhvillimet në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas përfundimit të saj, ku kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar kuvendi, Hekuran Murati, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme.
E pyetur nga gazetarët për mospjesëmarrjen në votim të deputetes Shqipe Mehmeti-Selimi në seancën e fundit, ku edhe Gërvalla ishte në garë për postin e kryetares së Kuvendit, ajo theksoi se deputetja ka vepruar sipas bindjes së saj personale.
“Ne kemi pasur një diskutim në grup. Nuk ka pasur debat rreth kandidimit tim. Znj.Selimi merr vendimet e saj, ajo nuk ka marrë pjesë në votim. Ai është vendim personal i znj. Selimi dhe nuk kam asnjë arsye dhe të drejtë ta komentojë”, deklaroi Gërvalla.
“Shqipe Selimi nuk është bërë bashkë me Listën Serbe për të votuar kundër meje”, shtoi ajo.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...