Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se ka filluar qarkullimi i mauneve dhe mjeteve transportuese në kufirin me Serbinë, i cili ishte i bllokuar që nga data 26 janar.
Ndërkohë një ditë më parë ishte normalizuar edhe qarkullimi i kamionëve në hyrje dhe dalje edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe në drejtim të Malit të Zi.
Transportues të mallrave nga disa vende të Ballkanit Perëndimor kishin bllokuar disa pika kufitare për qarkullim të mjeteve të rënda në shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE-së për hyrje-daljet e kamionëve në hapësirën shengen.
Transportues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, nga mesdita e 26 janarit kishin bllokuar pikat kufitare për qarkullimin e mallrave drejt zonës shengen të Bashkimit Evropian.
I njohur si EES (Entry/Exit System), ky sistem u vendos në kufijtë e jashtëm të zonës shengen dhe nisi të zbatohej gradualisht më 12 tetor 2025, derisa pritet të jetë plotësisht funksional deri më 10 prill 2026.
Sipas rregullit “90/180 ditë” parashihet që transportuesit nga vendet jashtë shengenit mund të qëndrojnë në këtë zonë maksimumi 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...