Duke pasur parasysh fluksin e madh të vizitorëve gjatë ditëve kur organizohet festivali i filmit Dokufest dhe me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë dhe krijimit të kushteve të përshtatshme për organizim të festivalit, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të marrin këto masa të sigurisë:
– Sheshi Shadërvan do të jetë i bllokuar për qarkullim për të gjitha mjetet motorike. Ndalesa do të vlejë prej orës 10:30, kur përfundon orari i furnizimit të lokaleve në këtë zonë. Qarkullimi do të jetë i bllokuar në Urën e Arastës, ndërsa përjashtim do të kenë banorët me dëshmi të adresës së banimit brenda kësaj zone, si dhe mjetet që shërbejnë për nevoja të Dokufestit.
– Të gjitha lokalet dhe kafiteritë ndalohet të kenë zë të lartë prej orës 20:00, sidomos ato pranë qendrës Evropa, në Sheshin Shadërvan dhe Sheshin e Lidhjes. Për këtë gjë do të jenë të njoftuar të gjithë lokalet nga ana e inspektoratit komunal.
Këto masa do të jenë në fuqi nga nesër më 02.08.2019, deri më 12.08.2019./arbresh.info
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...