Fshati Dobërçan konsiderohet si fshati më i pastër në Kosovë.
Pjesa dërmuese e banorëve të tij jetojnë jashtë vendit por ata janë organizuar dhe përveç që kanë realizuar shumë projekte kanë bërë që fshati i tyre të jetë shembull i rregulli dhe pastërtisë.
Apelet për ruajtjen e pastërtisë nuk janë të pakta nga qytetarët e Dobërçanit.
Mirëmbajtja dhe kujdesi që kanë ata për mjedisin vërehet në të gjitha rrugët e këtij fshati.
Mobilizimi i këtij komuniteti e ka bazën jashtë vendit. Shoqata “17 shkurti” me bazë në Cyrih e themeluar nga qytetarët e Dobërçanit që jetojnë jashtë vendit është ajo që i financon projektet që i bëjnë këtë të rinj në këtë fshat.
Fshati me rreth katër mijë banorë kujdeset vetë për mirëmbajtjen e Qendrës së Shëndetit, Qendrës Kulturore, parqeve dhe pastërtisë së fshatit.
Kjo gjendje ishte ndryshe para se të fillonte mobilizimi për vullnetarizëm aty.
Dobërçani njihet si një ndër fshatrat më të pastërta në Kosovë.
Autoritetet gjermane arrestojnë një 17-vjeçar të dyshuar për...
Ska rrezik për pandemi nga hantavirusi në Shqipëri, ISHP: Nu...
Koalicion me LDK-në, përgjigjet Hamza: Dikush me dikë duhet ...
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë çelës për zhv...
Statovci “godet” ish-partinë: Ta kesh emrin Guxo dhe mos të ...
Mourinho i vendos dy kushte Real Madridit, mediumi i njohur ...