Njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të ndihmojnë në kërkim-shpëtimin e të mbeturve nën rrënojat e objekteve pas tërmetit shkatërrues në Durrës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekipet policore po ndihmojnë dhe sigurojnë edhe qytetarët, të cilët janë vendosur në ambientin e hapur.
“Edhe në këto orë të vona të mbrëmjes, vazhdojnë angazhimet e njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës, me detyra konkrete në operacionin e kërkim-shpëtimit si dhe ofrimin e ndihmës dhe sigurisë ndaj qytetarëve të vendosur në ambiente të hapura”, bën të ditur policia./arbresh.info



Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë