Njëri nga të plagosurit në Deçan raportohet se është avokati Daut Cacaj

10:20 | 13 Janar 2026
E.H

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot pasmesnatës në një lokal në Deçan, ku mbetën të plagosur tre persona.

Siç raportojn mediat vendore, viktimat janë një shqiptar dhe dy të nacionalitetit serb.

Bazuar në atë që po raportohet, njëri nga të lënduarit është Daut Cacaj, avokat nga regjioni i Pejës.

Ndryshe, lidhur me rastin policia ka njoftuar se është arrestuar një person dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Tronditet Deçani, plagosen tre persona

 

Arrestohet i dyshuari që plagosi tre persona në Deçan

Shpërndaje në rrjete sociale