Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dosjen e tenderit të projektit për ndërtimin e portit në Porto Romano.
Burimet bëjnë të ditur se disa javë më parë, SPAK ka dërguar një kërkesë te institucionet shtetërore për të marrë të gjithë praktikën e ndjekur për tenderin 400 milionë euro, shkruan TCh.
Hetimi ka nisur për dyshime për shkelje të ligjit të prokurimit dhe për mosrespektim të parimeve të barazisë në garë mes operatorëve ekonomikë.
SPAK po verifikon nëse kriteret ligjore janë zbatuar në mënyrë korrekte gjatë gjithë procesit të tenderimit.
Shpallja e fituesit për projektin e portit të ri të Durrësit në Porto Romano që ishte premtuar për në datën 31 Janar u shty, teksa kompania qipriote Archiridon ka mbetur e vetme në garë deri tani.
Shtyrja e afatit, nga 31 janar që pati deklaruar ish-ministrja Balluku, në procedurën e prokurimit për ndërtimin e “Portit të Ri Tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano – Faza I” deri më 9 Mars u bë pas një kërkese zyrtare të operatorit të vetëm të kualifikuar në fazën finale të garës.
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...
Rama ndan pamje nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në Bruk...