Franca u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet në Izrael, Kuds dhe Bregun Perëndimor për shkak të shqetësimeve të sigurisë lidhur me Iranin.
“Për shkak të situatës së sigurisë në Iran dhe pasojave të mundshme lokale, shtetasve francezë u rikujtohet se udhëtimet në Izrael, Kuds dhe Bregun Perëndimor mbeten fuqimisht të dekurajuara, përfshirë për turizëm dhe vizita familjare”, tha Ministria e Punëve të Jashtme.
Deklarata paralajmëron për mbyllje të mundshme të hapësirës ajrore, anulime fluturimesh dhe vonesa për disa ditë, në varësi të zhvillimeve në rajon.“Shtetasit francezë që ndodhen aktualisht në zonë këshillohen të tregojnë vigjilencë dhe kujdes maksimal, të shmangin rreptësisht çdo demonstratë apo grumbullim, të identifikojnë strehimore individuale dhe kolektive dhe, sipas rastit, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale,” shtoi ministria.
Kurti vendos gurthemelin e zgjerimit të Qendrës Nacionale të...
Alban Dragusha emërohet trajner i ri i FC Prishtinës
Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani operohet pas plagëve të rënda ng...
Kim Jong Un fiton zgjedhjet parlamentare në Korenë e Veriut ...
Jashari takon Strasser, flasin për bashkëpunimin e shkëlqyer...
Sonte ndeshja Liverpool – Galatasaray