Ka kaluar një vit nga shpërthimi i fuqishëm në kanalin Ibër-Lepenc në fshatin Varragë, në pjesën veriore të Kosovës, dhe ende nuk janë zbuluar plotësisht autorët e ngjarjes.
Incidenti ndodhi më 29 nëntor 2024 dhe u cilësua nga autoritetet e Kosovës si një akt terrorist. Qeveria e Kosovës e akuzoi Serbinë për organizimin e shpërthimit, por Beogradi i mohoi këto akuza.
Autoritetet ndërkombëtare, përfshirë SHBA-në, kanë deklaruar se deri më tani nuk ka prova që lidhin drejtpërdrejt Beogradin me ngjarjen. Agjentë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) janë përfshirë në hetimet që po zhvillohen.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se rasti vazhdon të hetohet.
Autoritetet kanë arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për lidhje me shpërthimin dhe kanë sekuestruar armë dhe eksplozivë. Megjithatë, deri më tani vetëm Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq janë dërguar në paraburgim.
Dëmi material nga shpërthimi është vlerësuar rreth 400 mijë euro./Arbresh.info
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit
Votoi kundër rezolutës për Specialen, Geci: Shumë krenar për...
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Mot me vranësira dhe reshje lokale shiu, temperaturat deri n...
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...