Një punëtor ka vdekur në vendin e tij të punës në fshatin Studençan të Suharekës këtë të mërkurë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Toger Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se viktima është N.M. 51-vjeçar nga Prizreni.
“Me datë 01.02.2023, rreth orës 13:35 policia, nga mjeku kujdestar, ka marr informatën se në emergjencën në Suharekë është sjell një person pa shenja jete”, ka thënë ai.
Tutje, Bytyqi ka bërë të ditur se të gjitha njësitë kompetente të policisë kanë dal në vendngjarje dhe rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.
“Dyshohet se personi ka ndërruar jetë në vendin e punës në një gurthyes në Studençan, Suharekë. Pasi që është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim”, ka përfunduar ai.
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...