Një pjesë e serbëve të cilët jetojnë në veri të Kosovës edhe më tej po vazhdojnë të mos paguajnë për rrymën e shpenzuar. Ata, sipas ZRRE-së, nuk pranojnë të nënshkruajnë kontratat me Elektroseverin, pavarësisht asaj se faturat për ta kanë pagesën fikse minimale prej 21.60 eurove.
Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së Bordit të ZRRE-së, ku u miratuan tarifa shtesë për Bursën Shqiptare të Energjisë, ALPEX.
As pas 6 muajve që kur ka nisur tarifimi i energjisë elektrike në veri të vendit, një pjesë e banorëve të asaj zone vazhdojnë të mos paguajnë për rrymën e shpenzuar.
Kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, ka thënë se një numër i madh i banorëve të asaj pjese po vazhdojnë të rezistojnë sa i përket nënshkrimit të kontratave me Elektroseverin.
Pavarësisht kësaj, Fejzullahu thotë se Elektrosever po i kryen detyrimet e tij në raport me KEDS-in.
“Elektroseveri është duke kryer detyrimet në raport me KEDS-in,apo janë duke paguar tarifat e vendosura nga ana e ZRRE-së…gjithashtu tarifat e KOSST-it, tarifat të OST-së dhe të OT-së”, tha Fejzullahu, raporton RTKlive.
Këto deklarata i pari i bordit të ZRRE-së i dha gjatë mbledhjes së tetë të mbajtur të hënën, ku u aprovua kërkesa për Bursën Shqiptare të Energjisë – ALPEX-it për tarifa shtesë.
Këto tarifa, sipas ZRRE-së, nuk do të kenë ndonjë ndikim te faturat e konsumatorëve./rtk/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari