Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.C. për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtarë, racor, fetarë apo etnik” nga neni 147 paragrafi 1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, i pandehuri A.C. më datë 01.12.2015 rreth orës 10:00 në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, derisa po mbahej një takim në lidhje me personat e zhvendosur të komunitetit serb dhe malazez, ku prezent ishin edhe përfaqësuesit Komunës së Deçanit, KFOR-it, Policisë së Kosovës, etj.., personave të cilët kishin ardhur nga Serbia iu është drejtuar me fjalë që konsiderohen si veprime të cilat nxisin urrejtje dhe mos durim etnik.
Me këto veprime i pandehuri A.C. dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtarë, racor, fetarë apo etnik” nga neni 147 paragrafi 1 të KPRK-së, njofton Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje