Një person është vetaksidentuar rreth orës së 17:00 në autostradën e cila lidh kryeqytetin e Prishtinës me Prizrenin, “Ibrahim Rugova”.
Personi si pasojë e aksidentit është dërguar për trajtim mjekësor derisa njësiti për menaxhimin dhe kontrollimin e autostradës është marrë me rastin.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
” Sot para orës 17:00, në autostradën Prizren – Prishtinë, km 29 është raportuar për një aksident trafiku. Njësiti policor ka dal në lokacion dhe sipas informacioneve në këtë rast është është përfshirë vetëm një veturë, pra kemi të bëjmë me vetaksident. Njesiti policor ka dal ne lokacion dhe sipas informacioneve ne këtë rast është e përfshirë vetëm një veturë, pra kemi të bëjmë me vet aksident.
“Përveç dëmeve materiale, një person marrë lëndime trupore i cili është përcjell për trajtim mjekësor, përderisa njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradave është marrë me rastin” ka thënë Hoxha. /arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës