Një person është vetë-aksidentuar mëngjesin e sotëm në Veternik të Prishtinës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vozitësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Ahmeti tha se shoferi fillimisht ka shkaktuar një aksident, e nuk ka përfillur urdhrat e policëve për ndalim, më pas ai është vetë-aksidentuar.
“Sot rreth orës 06:00, është raportuar se një person në Veternik, po bënte vozitje të rrezikshme. Menjëherë me rastin janë marrë njësitet e nevojshme policore. Personi i dyshuar në hyrje të Prishtinës, dyshohet se qëllimisht ka shkaktuar aksident trafiku dhe më pas duke mos përfillur urdhrat e policëve për ndalim, ka vazhduar po me vozitje të rrezikshme deri në fshatin Mazgit, ku dhe është vetë aksidentuar. Ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.”, tha Ahmeti.
Ndër të tjera, Ahmeti tha se lidhur me rastin, policia ka nisur trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që e kanë karakterizuar rastin.
“Lidhur me këtë rast policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Bazuar në të dhënat fillestare,në koordinim me prokurorin është iniciar rast për veprat Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, sulm dhe dëmtim prone.”, përfundoi Ahmeti./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...