Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit A.U., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Sahit Krasniqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 24 shkurt 2025 rreth orës 14:10, në një rrugë të qytetit të Ferizajt, konkretisht në banesën ku jeton, i pandehuri pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes substanca narkotike të llojit marihuanë, në atë mënyrë që pas kontrollit nga ana e Njësitit Anti Drogë, në dhomën e tij janë gjetur dyzet e dy (42) qese najloni me substancë narkotike të llojit marihuanë dhe njëmbëdhjete (11) paketime najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 10.09 gram, dy (2) paketime najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 2.15 gram, një (1) paketim najloni me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 1.14 gram, një (1) paketim najloni me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 1.83 gram, dymbëdhjetë (12) paketime najloni me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 11.45 gram, pesëmbëdhjetë (15) paketime najloni me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 7.39 gram, si dhe një kavanoz qelqi e cila ishte e mbushur me substancë të dyshuar narkotik të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 11.45 gram”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se është gjetur një peshore digjitale ngjyrë hiri dhe të holla në vlerë totale 111 euro, të cilat janë sekuestruar nga policia.
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...