Gjyqtari i procedurës paraprake, i Gjykatës Themelore në Ferizaj, u ka caktuar nga një muaj paraburgim gjashtë të dyshuarve nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.
Nga një muaj paraburgim u është caktuar sot N. E nga Ferizaj, F.A nga Shtimja, Sh.H nga Ferizaj si dhe L.A po ashtu nga Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm si dhe veprën penale heqja apo dëmtimi i vulave ose i shenjave.
Po ashtu një ditë më parë Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shqiptuar masën e paraburgimit edhe për dy të pandehur të tjerë K.Sh nga Ferizaj dhe F.K nga Ferizaj, të dyshuar për po të njëjtat vepra penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira