Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit për vrasjen e së hënës, në fshatin Balaj të Ferizaj.
Sipas Gjykatës, B.R me dashje ka vrarë djalin e axhës së tij, I.R, pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një konflikt pronësor.
I njëjti thuhet se ka shtënë katër herë në drejtim të viktimës. Ai ka vdekur rrugës drejt Emergjencës në Ferizaj.
“…me t`u takuar në rrugën e fshatit me njëri tjetrin, pas fjalosjes verbale në atë moment i pandehuri B.R., e nxjerr revolen e tipit ZIG 14 TISAS Turk, dhe shtënë katër herë në drejtim të viktimës I.R., duke e goditur në pjesët e sipërme të trupit, përkatësisht në regjionin e anës së djathtë, nofullës, regjionin e kraharorit të djathtë dy plagë dhe të dy parakrahët, me ç`rast viktima nga lëndimet e shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë rrugës duke e dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...