Vetëm një viktimë nga Covid-19 gjatë kësaj jave.
Sipas statistikave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në shtatë ditët e fundit janë regjistruar 110 raste të reja, 17 më pak se në javën e kaluar.
Kurse, 88 persona janë shëruar nga ky virus. Në total numri i rasteve aktive është 460.
Në anën tjetër është duke vazhduar procesi i vaksinimit, kudo në Kosovë, pa termine.
Po ashtu, është duke u bërë vaksinimi edhe përmes ekipeve mobile, për çka gjithashtu nuk duhet caktuar termin paraprakisht.
Në Kosovë vaksinimi kundër Covid-19 është i lejuar për të gjithë qytetarët nga mosha 12 vjeç e lart. /arbresh.info/
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...