Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një përleshjeje mes disa personash që ndodhi të shtunën në Suharekë.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info, Shaqir Bytyqi nga Policia Rajonale e Prizrenit.
Ai tha se i plagosuri u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës.
“Sot, më datë 27.12.2025, rreth orës 11:40, është raportuar për një përleshje mes disa personave, e cila ka eskaluar me plagosjen e një personi me armë zjarri. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës. Njësitet policore, menjëherë pas pranimit të informatës, i janë përgjigjur rastit dhe janë duke vepruar në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me procedurat standarde policore”, tha ai./Arbresh.info
Sami Lushtaku, Uran Ismaili e Fatmir Limaj bashkë në Malishe...
Vashat e Kosovës nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit ...
Pretendimet për sulme/ Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit,...
Protesta për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e ...
Zbulohen tre faktorë që ndikuan në shkarkimin e Arne Slot
Dy aksidente në rrugën Prishtinë-Pejë, shkaktohen kolona