Përfaqësuesi Rajonal Rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Ballkanin Perëndimor, Sebastian Sosa, ka njoftuar se një delegacion i FMN-së do të vizitojë Kosovën gjatë periudhës 3-13 shkurt, për të zhvilluar konsultimet vjetore në kuadër të Nenit IV me Republikën e Kosovës.
Sipas njoftimit, delegacioni do të udhëhiqet nga David Amaglobeli dhe ka për qëllim të analizojë zhvillimet e fundit makroekonomike në vend, të vlerësojë perspektivën ekonomike dhe rreziqet e mundshme, si dhe të diskutojë politikat ekonomike dhe prioritetet reformuese me autoritetet vendore dhe palët kyçe të interesit.
FMN ka bërë të ditur se në përfundim të vizitës, misioni planifikon të publikojë një komunikatë për media si dhe të mbajë një konferencë për media, ku do të prezantohen gjetjet dhe vlerësimet kryesore të konsultimeve.
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...