Lëvizja Rinia, është organizatë joqeveritare e cila po tenton që t’ua kthej shpresën qytetarëve të Kosovës që të luftojnë për një të ardhme më të mirë.
Përmes thirrjes “Mos u Dëshpëroni”, lëvizja ‘Rinia’ po synon po ashtu të u tregojë të rinjve që ka vullnet dhe besim që të rinjtë mund të ndryshojnë Kosovën.
“Ne Lëvizja Rinia, jemi të përkushtuar për punë dhe angazhim, së bashku me secilin, nxënësit, studentët, organizatat dhe institucionet. Qëllimi i kësaj nisme është qëllim për angazhim qytetarë, assesi dhe në asnjë formë nuk ka ndonjë qëllim tjetër. Të nderuar qytetarë, ne besojmë fuqishëm që së bashku me ju mund të bëjmë më të mirën për shtetin tonë të dashur Kosovën”, është kjo komunikata që kanë lëshuar për media.
Por, kontakti që kanë lënë këta përfaqësues nuk ka qenë i kapshëm gjatë gjithë ditës së diel, madje nuk ka pasur as ndonjë emër të ndonjë përfaqësuesi.
Por sa po u bënë përshtypje vetë akterëve kjo thirrje. Qytetarë të anketuar e quajnë iniciativë të duhur dhe inkurajuese për rininë në Kosovë.
E disa prej tyre, nuk binden nga një copë letre që nuk dinë se kush është lëvizja Rinia.
Njëri nga ta madje dyshon se kjo është nisur nga vetë zyrtarët shtetërorë.
“Po sigurisht këtu qëndron dikush mas tyre këto janë sene politike, rrena të kulluara janë këto, le të dal ajo organizatë dhe le të më jep mua vepër për çka mos me u dëshpëruar”, thotë ky qytetarë.
Ndër të tjera ky qytetarë nuk mund të bindet nga një copë letre.
Të njëjtin mendim e ka edhe një qytetar tjetër i cili thotë se me letra dhe fjalë i janë mbushur xhepat.
“Po ishalla kryhet ajo me sukses se rininë që e kemi na Kosova edhe Maroku edhe Palestina askush në botë nuk e ka, rininë më të pastër se që e kemi na. Veç ishalla dalin në dritë se fjalë na u kanë mbushë xhepat, e nuk ka asgjë prej kësaj qeverie që i ndihmon rinisë, ja i inkuadron rininë. Rinia donë punë, kanë kryer shkolla”, thotë një qytetarë tjetër i anketuar./arbresh.info/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...