Një person ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:10, në Landovicë të Prizrenit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Arbresh.info se viktima, N.G., mashkull, ka pësuar lëndime të rënda trupore.
38-vjeçari është bartur në emergjencën e spitalit të Prizrenit.
“I lënduari, sipas mjekut kompetent është në gjendje të rëndë dhe ende gjendet në rrezik për jetën. Rastit i është përgjigjur Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren Veri dhe është njoftuar Sektori Rajonal I Hetimeve. Lidhur me të gjitha veprimet policore, policia është konsultuar me prokurorin përgjegjës”, deklaroi Bytyqi./
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C