Ka nisur seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Seanca ishte paraparë të nis në orën 09:00, mirëpo ka nisur me 30 minuta vonesë.

Tre të akuzuarit kryesor për planifikim dhe vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, janë sjell duarlidhur para gjykatës, raporton Arbresh.info.

Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt ishte mbajtur më 22 shtator të këtij viti, ku janë dëgjuar ekspertetët e psikiatrisë pranë Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, Dr. Shpend Haxhibeqiri dhe Dr. Bujar Obërtinca. Ekspertët konstatuan se të akuzuarit Murseli dhe Plava nuk kanë çrregullime mendore.
Ndryshe, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Vrasja e Liridona Ademajt, vazhdon sot seanca kundër Naim Murselit dhe të tjerëve
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin