Nën masa të rrepta sigurie dhe me pranga në duar, në sallën e gjyqit janë sjellë tre të akuzuarit: Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës dhe i dyshuar për organizimin e vrasjes, si dhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të dyshuar për përfshirje në këtë krim.
Pak para fillimit të seancës, Naim Murseli ka kërkuar konsultë me avokatët e tij.
Seanca po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe është e para për vitin 2026, duke i paraprirë vazhdimit të ciklit të seancave të mëparshme. Në seancën e fundit, Prokuroria kishte prezantuar video-incizime që, sipas saj, dëshmojnë takimet dhe lëvizjet e të akuzuarve para ngjarjes.
Në mesin e pamjeve të shfaqura ishin edhe momente nga darka e Liridonës me familjen, si dhe lëvizje që ndërlidhen me të akuzuarin Granit Plava.
Sipas aktakuzës, vrasja dyshohet të ketë qenë e planifikuar. Prokuroria ka deklaruar se ekzistonte një marrëveshje që krimi të kryhej nga Granit Plava në këmbim të 30 mijë eurove, ndërsa arma e përdorur dyshohet se është siguruar nga Naim Murseli përmes Kushtrim Kokallës.
Gjatë procesit gjyqësor, organi i akuzës ka paraqitur prova materiale dhe pamje filmike nga momentet para dhe gjatë ngjarjes, të cilat janë përfshirë në dosjen e rastit.
Malisheva shënon fitore të madhe në luftën për Evropë, ngec ...
Tragjedia e shqiptares që shokoi Greqinë, 28 minutat që e çu...
Alban Skenderaj po vjen me albumin “Rrënjët”, 8 këngë dhe 8 ...
Luhet për titullin e Premier League/ Man City – Arsenal, pub...
Tiranë, u vetëplagos me armë pa leje dhe mashtroi policinë, ...
Trump thotë se negociatorët po shkojnë në Pakistan, i bën th...