Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-zyrtares së Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jelena Gjukanoviq, e akuzuar për spiunazh.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë më 4 shtator 2025, duke e ngarkuar Gjukanoviqin se ka ndihmuar Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri të Serbisë (BIA) me informacione të ndjeshme.
Sipas aktakuzës, ajo akuzohet se nga një datë e pacaktuar e deri më 28 shkurt 2025, kur është arrestuar, në cilësinë e zyrtares së OSBE-së ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj, konkretisht të BIA-s.
Gjukanoviq ngarkohet se ka siguruar dhe shpërndarë dokumente dhe informacione konfidenciale për interes të inteligjencës serbe.
Trupi gjykues në këtë çështje kryesohet nga gjyqtari Rrahman Beqiri, ndërsa përfaqësues i Prokurorisë Speciale është prokurori Bekim Kodraliu./Arbresh.info
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...