Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se kanë filluar punimet për rregullimin e plotë të sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas Vitisë, projekti kap vlerën prej 1.3 milionë eurosh dhe synon zgjidhjen përfundimtare të njërit prej problemeve më të mëdha infrastrukturore të QKUK-së.
“Me një investim prej 1.3 milionë eurosh, po e zgjidhim përfundimisht një nga problemet më të mëdha infrastrukturore të QKUK-së — një sistem ku nuk është ndërhyrë që nga vitet ’60 dhe që për dekada ka shkaktuar përmbytje të bodrumeve në disa klinika”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Ai ka shtuar se ky projekt trevjeçar pritet të modernizojë të gjithë rrjetin e kanalizimit, duke i dhënë fund kësaj sfide shumëvjeçare dhe duke krijuar kushte më të sigurta, më funksionale dhe më të qëndrueshme për klinikat brenda QKUK-së.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit