Një peticion kundër këngëtarit serb Goran Breviq ka nisur të nënshkruhet online. Qëllimi i këtij peticioni është të anulohet përformimi i Bregoviqit në ‘Festën e Birrës’, festë kjo e organizuar nga Bashkia e Korcës.
Organizatorët e këtij peticioni thonë se këngëtari serb kishte ngjallur nacionalizëm tek serbët me këngën “kallashnikov” në vitet e 90’ta, këngë e cila kishte nxitur paramilitarët serbë të kryejnë masakra në Kosovë, por edhe më gjerë.
Përmes këtij peticioni kërkohet nga Qeveria e Shqipërisë dhe kryeminsitri Rama, por edhe nga Bashkia e Korëcës, që të anulohet ftesa për pjesëmarrje e Bregoviqit.
“…Kërkojmë nga Qeveria e Shqipërisë (Kryeministri Edi Rama), dhe Bashkia e Korçës, (Kryetar Sotiraq Filo,) që menjëherë të anulojnë ftesën për pjesëmarrje në koncert të njeriut, me kengën e të cilit u frymëzuan ushtarë e paramilitarë serb për të kryer masakrat më makabre në Kosovë, dhe jo vetëm”, thuhet në peticion.
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...