Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njofton se kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit të Albit 8-vjeçar, i cili është zhdukur sot në Gjilan.
Në njoftim thuhet se ekipet e ShKKSh janë në teren dhe po punojnë intensivisht për gjetjen e Alpit, përcjell Arbresh.info.
“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ju njofton se kemi filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Gjilanit për gjetjen e një fëmije të zhdukur. Ekipet tona janë të angazhuara në terren dhe po punojnë intensivisht në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe komunitetin për lokalizimin sa më të shpejtë të fëmijës”, thuhet në njoftim.
ShKKSh ka ftuar qytetarët që kanë ndonjë informacion të vlefshëm të kontaktojnë autoritetet përkatëse ose Shoqatën tonë në numrin emergjent: 045-112-102
Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm!/Arbresh.info
LEXO EDHE:
Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një v...
Ndërroi jetë Nexhat Daci
Policia gjen drogë tek pasagjeri i një autobusi në Merdarë
Zohran Mamdani betohet si kryetar i Nju Jorkut në stacionin ...
Nga Foden te Gavi dhe Florian Wirtz: Dhjetë futbollistët më ...
Qipro merr presidencën e BE/ Begaj: Shqipëria të mbyllë kapi...