Nga 07:00 ka filluar sot heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale, ku nesër pikërisht nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, do të mund të votojnë për të zgjedhur udhëheqësit e tyre komunalë.
Subjektet politike, të cilat për 30 ditë kanë zhvilluar fushatë, nga tani deri në përfundim të votimeve, janë të detyruar që t’i përmbahen heshtjes zgjedhore.
Në këto zgjedhje janë certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për kuvende komunale, në komunat e Kosovës.
Në ditën e zgjedhjeve, në 2 mijë e 505 vendvotime në të gjithë Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, si dhe rreth 2 mijë anëtarë rezervë.
Gjithashtu, janë trajnuar 17 mijë e 635 komisionarë. Po ashtu, janë akredituar mbi 33 mijë vëzhgues.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit