Komuna e Rahovecit dhe shoqatat e dala nga UÇK, sot fillojnë shënimin e “Epopesë së korrikut 1998”, ku gjatë tri ditëve do të ketë aktivitete të ndryshme. Aktivitetet do të organizohen sipas kësaj agjende:
-Më 18 korrik 2018
-Ora 10:00 – Homazhe tek vendi i betejës tek përmendorja e dëshmorëve në Fortesë
-Ora 11:00 -Akademi përkujtimore dhe premiera e filmit dokumentar “Agimi i lirisë”, kushtuar dëshmorit Agim Kelmendi, në 20-vjetorin e rënies.
Aktiviteti mbahet në qendrën e kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec.
-Më 19 korrik 2018
-Ora 9:30- Homazhe dhe zbulimi i përmendores së rindërtuar të dëshmorëve në rrugën “UÇK” (transiti Rahovec-Malishevë)
Ora 11:00- Akademi përkujtimore për dëshmorin Hamdi Berisha, në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.
-Më 21 korrik 2018
-Ora 10:00- Homazhe për dëshmorët tek kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit” në Rahovec
-Ora 12:00- Përmbyllja e aktiviteteve ,,Epopeja e korrikut’98”.
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Malishevë organizojnë akademi përkujtimore për komandantin Gani Paçarizi.
Aktiviteti mbahet në orën 17:00 në sallën e kuqe të pallatit të rinisë në Prishtinë.
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...
Irani zgjeron “zonën operative” të Ngushticës së Hormuzit në...
Ekspertja: Nuk jam mbështetur tërësisht në ChatGPT, ka qenë ...
Parlamenti serb nuk e përkrah kërkesën e Kamberit për Komisi...
Kosova kryeson rajonin me përqindjen e të rinjve në burgje
Rritet numri i vjedhjeve në Ferizaj, 11 raste veç javën e ka...