Ngjarjet që pritet të zhvillohen sot

07:15 | 13 Tetor 2021

Ngjarjet e datës 13 Tetor 2021

– Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca raporton para komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere raporton lidhur me kalendarin e auditimeve dhe caktimin e pagës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

– Dega e Gjuhësisë e Institutit Albanologjik të Prishtinës, organizon një tryezë shkencore kushtuar 100- vjetorit të Kongresit Arsimor të Lushnjës. (Instituti Albanologjik i Prishtinës, ora 10:00)

– Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Parkingu prapa Stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 10:30)

– Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencën për media ku temë kryezore do të jetë energjia elektrike. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

– Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 11:00)

– Iniciativa për Progres mbanë konferencë për medie, në të cilën do të publikohet raporti “(Pa) Ligjshmëria e tenderëve të anuluar”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

– KFOR-it turk do të përurimin e Projektit te Renovimit të Çerdheve të Kamenicës. (Kopshti i Fëmijevë -Filizat, ora 12:00)

– Komuna e Skenderajt do të bëj përurimin e palestrës sportive të qytetit. (Përballë Parkut “Idriz Rreci” në Skenderaj, ora 16:00)

– Me rastin e shënimit të 22 Vjetorit të themelimit, QKRMT promovon librin “Përdhunimi: Një histori turpi, ditari i të mbijetuarve” nga autorja Wiola Rebecka. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 16:00).

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara