11:00
Mbahet ceremonia hapëse për themelimin e projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create”. (Shkolla “Avni Rrustemi”, Istog)
11:00
Kolegji AAB në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Sociologjisë, Entin Botues “Gjergj Fishta” dhe Shtëpinë Botuese “Drita” organizon punimet e Forumit Shkencor Promovues “Gjergj Fishta- jeta dhe vepra”, që organizohet në shënim të 150-vjetorit të lindjes së Gjergj Fishtës. (Qendra Mediale e Kolegjit AAB)
11:30
Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) organizon ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve bujqësore. (Mitrovicë)
13:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligji për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)
14:00
Mbahet ceremonia hapëse për themelimin e projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create”. (Shkolla “Martin Camaj”, Istog)
14:00
Misioni i OSBE-së në Kosovë do të prezantojë raportin “Vlerësim i themelimit, funksionimit dhe performancës së mekanizmave komunalë për pjesëmarrje dhe përfaqësim”. (Platforma Zoom)
16:00
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj, mban takim me të rinj të kryeqytetit. (Ulpianë, te “Fontana”)
18:30
Mbahet dita e dytë e Festivalit të Filmave Malor BANFF KOSOVO. (Cineplexx, Prishtinë)
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...