Google ADS

Ngjarjet e ditës

07:13 | 28 Maj 2024
E.G

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

09:45

Dita e dytë e Forumit për Investime të Qëndrueshme, organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë – EIC. (Klan Arena, Zona Industriale)

10:00

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 248-të. Në rend dite është raportimi i kryeprokurorëve për periudhën janar-mars 2024; Strategjia për Komunikim në Sistemin Prokurorial etj. (Objekti i KPK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

10:00

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes; Projektligjin për Letërnjoftimin; atë për Shërbimet Private të Sigurisë etj. (Kuvendi i Kosovës, N303)

10:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Sponzorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Kuvendi i Kosovës, N225)

10:30

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban diskutimin me temën “Trajtimi institucional i rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar: Sfidat dhe performanca e sistemit gjyqësor në një vit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i Kosovës, N303)

11:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti formon grupet punuese për për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë; si dhe shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE). (Kuvendi i Kosovës, N10)

11:00

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çeku, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, lidhur me raportin e auditimit të performancës “Efektiviteti i fondeve për financimin e sportit”. (Kuvendi i Kosovës, N302)

11:40

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, dhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, do të marrin pjesë në inaugurimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë, të rinovuar, e cila tani ofron qasje dhe lehtësira më të mira për personat me aftësi të kufizuara. (QKMF “Nënë Tereza” në Klinë)

13:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban mbledhje, me ç’rast shqyrton disa peticione. (Kuvendi i Kosovës, N302)

12:00

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA shpërndan peceta menstruale falas për vajza dhe gra, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Higjienës Menstruale. (Sheshi “Xhorxh Bush”)

13:00

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror; Projektligjin për rrugët; si dhe Projektligjin për vlerësimin strategjik mjedisor. (Kuvendi i Kosovës, N303)

14:00

Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Dytë, mban seancën e shqyrtimit gjyqësor për lëndën përmbarimore ndërmjet debitorit Telekomi i Kosovës dhe kreditorit Dardafon.net. (Pallati i Drejtësisë, objekti D, salla nr. 15)

18:00

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Mediet mund të përcjellin fjalimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. (Hotel “Venus”, magj. Prishtinë – Ferizaj)

Shpërndaje në rrjete sociale