Nga sot qytetarët për një muaj rresht do të mund të shfrytëzojnë trafikun urban pa pagës.
Ky vendim i komunës, është mirëpritur nga Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kishte propozuar një vendim të tillë në Kuvendin Komunal te Prishtinës.
Megjithatë, PDK kërkon që lirimi i qytetarëve nga pagesa e trafikut urban të zgjatet edhe për tre muaj.
Asamblisti i PDK-së në komunën e Prishtinës, Leotrim Retkoceri përmes një konference për media ka kërkuar që të vazhdohet kjo për katër muaj.



“Jam i lumtur që komuna e Prishtinës ka filluar së zbatuari propozimin e PDK-së që trafiku urban të jetë falas për qytetarët e Prishtinës. Ne si grup, kemi propozuar që trafiku urban të jetë pa pagesë për gjithë qytetarët e Prishtinës për katër muaj, që nga muaji dhjetor deri në mars”.
Sipas tij, kjo do të ndihmonte qytetarët të kursejnë, të ndihmonte në uljen e ndotjes së ajrit dhe fluksi i makinave dhe tollovisë në trafik.
Ndryshe, vendimi i komunës së Prishtinës për lirimin e qytetarëve nga pagesa e trafikut urban vlen për një muaj, pra vetëm gjatë muajit dhjetor./arbresh.info/

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...