Institucione të vendit, organizata të dala nga lufta, ish-luftëtarë të UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve, kanë bërë homazhe sot pranë 28 mbetjeve mortore të viktimave që u rivarrosën në fshatin Rezallë të Skenderajt.
Ata u vranë 16 vite më parë ku për gjatë gjithë kësaj kohe ata qenë të zhdukur, deri sa u gjeten vitin e kaluar në Rudnicë të Rashkës.
Të dielën, në 16 vjetorin e vrasjes së tyre, homazhe bëri edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Pranë familjarëve u pa të bëjë homazhe edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
Masakra e Rezallës u kujtua si shembull i gjenocidit serb.
Ata që u vranë ditën e 5 prillit të vitit 1999 u përkujtuan si heronj që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot.
Në emër të Familjës Jashari, foli Rifat Jashari, i cili, iu shprehu ngushëllime familjarëve që pas 16 vitesh gjetën më të dashurit e tyre.
“Këto sot duhet të jenë më të forta se kurrë tani, edhe më krenare se kurrë tani, për këta bijë dhe bija që ia falën lirisë së Kosovës të cilën e gëzojmë ne sot. Vëllezër dhe motra, ky tubim sot duhet të jetë udhërrëfyes i gjithë ne shqiptarëve brenda dhe jashtë Kosovës që të bashkohemi njëherë e përgjithmonë, të punojmë bashkërisht, si popull e si komb”, ka thënë Jashari.
E kryetari i OVL UÇK, Xhavit Jashari, tha se institucionet e vendit duhet të jenë më të kujdesshme kur bëhet fjalë për luftën dhe sakrificën e të rënëve.
Madje, ai përmendi edhe Gjykatën Speciale, ku tha se nuk kanë nevojë institucionet të votojnë një gjykatë të tillë.
” Edhe nga varret dëshmorët na thonë se nuk ka nevojë të formojmë Gjykata Speciale, nuk kanë nevojë institucionet tona që të votojnë dhe t’i aprovojnë këto gjykata sepse pastërtia e luftës ishte drejtë, ishte e shenjtë në shërbim të lirisë së atdheut”, tha ai.
Këta trupa u gjendën vitin e kaluar në Rudnicë të Rashkës.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj tha se për të arritur deri tek gjetja e tyre ka pas nevojë për një punë të madhe ekipore.
“Në këtë punë, për te ardhur këto eshtra, është dashtë një punë ekipore e përfaqësuesve, e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, një këmbëngulësi e veçantë e ekspertëve vendorë dhe të EULEX-it, në punë e gjatë gjithë verës së kaluar. Prandaj edhe ata kanë shpërblimin e vet për punën që e kanë bërë. Këta martirë sot qëndrojnë përpara nesh, sepse e deshën lirinë”, tha ai.
Në fshatin Rezallë të Skenderajt, 16 vite më parë, me 5 prill të 99-ës, u vranë 38 persona. Fillimisht paramilitarët serb mblodhën gjithë banorët që gjetën, në oborrin e Hashim Dërgutit me qëllim që t’i pushkatojnë të gjithë.
Më tutje, vendosën që t’i lirojnë gratë dhe fëmijët. E meshkujt i vranë të gjithë.
Pastaj, trupat e tyre u zhduken nga forcat serbe. Vitin e kaluar 28 prej tyre u gjenden në Rudnicë të Rashkës, 2 janë gjetur më herët dhe 8 janë që ende mungojnë./arbresh.info/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...