Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës- AGK, njofton të gjithë gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët se që nga nesër do të mund të aplikojnë për imunizim me vaksinat kundër COVID 19.
Kjo është arritur pas kontakteve të shpeshta të AGK-së me Ministrinë e Shëndetësisë.
“Sot komiteti respektiv ka marr vendim per perfshirje te Gazetareve me prioritet per imunizim! Me siguri qe nga neser edhe platforma e – Kosova do e mundesoj versionin me kete ndryshim, dhe do njoftoheni sapo te jete bere perditesimi i ndryshimit ne platformen e cekur”, thuhet në njoftimin e ministrisë për AGK-në.
AGK-ja e sheh si tejet të rëndësishëm këtë vendim pasi që gazetarët kanë kontribuuar në vazhdimësi gjatë pandemisë, si me informim të drejtë, ashtu edhe në parandalimin e shpërndarjes së dezinformatave. E tërë veprimtaria e tyre është shtrirë në vijën e parë të frontit, së bashku me punonjësit e tjerë esencial. Kanë raportuar nga vatrat e infeksionit që para shfaqjes së rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, kanë mbuluar ngjarjet politike dhe sociale gjithashtu, në mënyrën më profesionale të mundshme, në ndërkohë që janë përballur me një të panjohur për të gjithë ne./arbresh.info/
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit