Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se dje pasdite, inspektorët hetues të këtij institucioni, pas marrjes së informatave preliminare nga informatorët e ndryshme në terren, ka marrë vendim se duke filluar nga e hëna (nesër), çmimi i çimentos do të rritet për një euro/50kg më shumë, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Aty thuhet se inspektorët hetues të AKK-se kanë bërë grumbullimin e informatave dhe dyshimet fillestare janë se, 2 prodhuesit dhe furnizuesit kryesorë të cilët mbajnë pozitë dominuese në këtë treg, potencialisht janë duke abuzuar me pozitën e tyre dominuese,
“Nga e hëna, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do ta përcjellë situatën me shumë kujdes dhe do të veproj menjëherë në ekzekutimin e Ligjit për Mbrojtjen e konkurrencës”, thuhet në njoftim.
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...